QMK: Aktive katër zjarre, 15 janë shuar, një është vendosur nën kontroll
- – Gjithsej 20 zjarre në vende të hapura janë evidentuar deri në orën 18:00. Nën kontroll është vendosur zjarri në fshatin Nikoliq të Dojranit, ndërsa aktivë janë katër zjarre: te fshatrat e Velesit Xhidimirci dhe Krushjë, ndërmjet fshatrave Creshnevë, Llokvicë, Krapë dhe Sllatinë në komunën Makedonski Brod, në komunën Çuçer Sandevë – mbi kishën “Shën Troica” te fshati Çuçer dhe fshatin Pçinjë të Kumanovës.
- Post By Fitore Curri
- 20:37, 15 korrik, 2025
Shkup, 15 korrik 2025 (MIA) – Gjithsej 20 zjarre në vende të hapura janë evidentuar deri në orën 18:00. Nën kontroll është vendosur zjarri në fshatin Nikoliq të Dojranit, ndërsa aktivë janë katër zjarre: te fshatrat e Velesit Xhidimirci dhe Krushjë, ndërmjet fshatrave Creshnevë, Llokvicë, Krapë dhe Sllatinë në komunën Makedonski Brod, në komunën Çuçer Sandevë – mbi kishën “Shën Troica” te fshati Çuçer dhe fshatin Pçinjë të Kumanovës.
Siç bëri të ditur Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), janë shuar 15 zjarre, në mesin e të cilëve zjarri në fshatin Gornjanë të Shkupit në komunën Çuçer Sandevë, në Liqenin e Smillkovës dhe në fshatin Luboten në komunën Gazi Babë, te fshatrat Lubin dhe Krushapek drejt fshatit Llokë në komunën Saraj.
Është shuar zjarri në komunën Kisella Vodë, në bulevardin “Boris Trajkovski”, ku u dogj material ndërtimor.
Dy zjarre janë shuar në komunën Dollnen, në fshatrat Cërnilishtë dhe Sllepçë, në Manastir në lagjen Bair. Janë shuar zjarre edhe në komunat Kërçovë, Strugë, Shtip, Probishtip, Kratovë dhe Tearcë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s