• e enjte, 04 dhjetor 2025

QMK: Aktive janë katër zjarre në ambiente të hapura, gjashtë janë lokalizuar dhe dy janë nën kontroll

QMK: Aktive janë katër zjarre në ambiente të hapura, gjashtë janë lokalizuar dhe dy janë nën kontroll

Shkup, 11 korrik 2025 (MIA) - Deri në orën 12:30 gjithsej 14 zjarre në ambiente të hapura janë evidentuar në territorin e vendit, prej të cilave katër janë aktive, gjashtë nën kontroll, dy janë lokalizuar dhe dy janë shuar.

Siç kumtoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK), aktive janë zjarret në fshatin Nikoliq në komunën e Dojranit, ku po digjet pylli me drunj të ulët, nën "Sollunska Gllava" në komunën e Çashkës mes vendeve të quajtura "Izvorite na Babuna" dhe "Babina dupka". Atje bëhet fjalë për zjarr malor ku, sipas QMK-së, nuk ka flakë aktive, vetëm tym në pjesën shkëmbore.

Aktive janë edhe zjarret në vendin Preovce në komunën e Kumanovës dhe në fshatin Rugince në Nagoriçan të Vjetër, në dy lokacionet është kapluar vegjetacioni i ulët.

Nën kontroll janë gjashtë zjarre, prej të cilave pesë janë në komunën Makedonski Brod: f.Ramne - f.Kovçe; f. Sllatinë; f. Sllatinë afër Burimeve të Sllatinës; në rrethin e fabrikës SUMBRO dhe mes fshatrave Creshnevë, Krapa dhe Lokvica. Nën kontroll është edhe zjarri mes fshatrave Bllacë dhe Gornjani, vendi i quajtur "Ramna shuma" në Komunën Çuçer Sandevë.

Dy zjarret e lokalizuara për të cilat kumton QMK janë në fshatin Beshishte, vendi i quajtur "Beshishki Rid" në komunën e Prilepit dhe në fshatin Delisinci në Sveti Nikole.

Sipas njoftimit të QMK-së për gjendjen deri në orën 12:30, janë shuar zjarret afër kishës "Sveta Troica" në Çuçer Sandevë dhe në fshatin Belica në Makedonski Brod. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR