• e mërkurë, 06 nëntor 2024

QMK: Rreth 17 zjarre aktive, pesë janë vënë nën kontrollë

QMK: Rreth 17 zjarre aktive, pesë janë vënë nën kontrollë

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Gjithsej 35 zjarre në hapësira të hapura kishte gjatë ditës së sotme deri në orën 19, prej të cilave 13 janë shuar, pesë janë vënë nën kontroll, ndërsa aktive janë 17 zjarre. Nga dy zjarre aktive ka në komunën Makedonski Brod, në "Jasen" - Belicë dhe në fshatin Deviç, dy në komunën e Kërçovës, te fshatrat Cer dhe te fshatrat Patec - Koziçinë. Aktiv është zjarri në Galiçicë, në drejtim të fshatrave Leskovec dhe Stenjë në komunën e Resnjës, ndërsa në territorin e Ohrit drejt vendit Vojtinë, njoftoi sonte Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Zjarre aktive ka edhe në komunat Dollnen, Novac, Vallandovë, Pllasnicë, Dibër, në fshatin Gari, Pllasnicë, Makedonska Kamenicë, Vasilevë, komunën Saraj, në fshatin Kondovë, në Gjevgjeli dhe dy zjarre ka në Strugë, në fshatrat Veleshtë dhe Belicë e Poshtme dhe në Morovishtë dhe Misleshovë.

QMK informon se nën kontroll janë vendosur zjarret në komunën Makedonski Brod, në fshatin Greshnicë, në Demir Hisar, në malin Ilinska-Plakenska,në fshatin Virovë dhe Slloeshticë, në Dellçevë, te deponia. 

Nën kontroll janë vendosur dy zjarre në komunën Çashkë, te fshatrat Papradishtë dhe Oreshë dhe në malin Mukos drejt fshatit Drenovc, Komuna Prilep.

Janë shuar 13 zjarre, nga të cilat dy në Probishtip, pastaj në komunën e Manastirit, Çeshinovë - Obleshevë, Pehçevë, afër Negrevës, në Resnjë, afër fshatrave Bolno - Ilino, në Kavadar, afër Vatashës, lokaliteti i quajtur Fushtani, në Kumanovë, afër lokalitetit Kasollja Menkova. Zjarret janë shuar edhe në Nagoriçan të Vjetër, afër fshatit Nagoriçan i Ri, Komuna e Zhelinës, afër fshatit Çiflik, në Komunën e Gostivarit, afër fshatit Balindol dhe Negotinë në fshatin Podares të Radovishit, ku digjej një deponi. fc/

Foto dhe video: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR