• e diel, 22 shtator 2024

QMK: 1.894 thirrje në 112 gjatë 24 orëve të kaluara, ka edhe zjarre në vende të hapura

QMK: 1.894 thirrje në 112 gjatë 24 orëve të kaluara, ka edhe zjarre në vende të hapura

Shkup, 14 janar 2024 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur gjithsej 1.894 thirrje në Numrin e vetëm për raste urgjente 112, prej të cilave thirrje "reale" ishin  35,06 për qind, ndërsa 64,94 për qind ishin për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk ishin urgjente. 

Në polici ishin dërguar 53,55 për qind, në Ndihmën Mjekësore Urgjente 37,23 për qind, te zjarrfikësit 6,49 për qind e thirrjeve reale në 112 në QMK.

Sipas raporteve në QMK për zjarret e regjistruara, të dhënat tregojnë se edhe krahas temperaturave të ftohta, zjarre në vende të hapura ka ende, ndërsa një pjesë e zjarreve në vendbanime janë për shkak të oxhaqeve të djegura. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR