QMK: Është liruar një ari që kishte ngecur në një pemë në Hanet e Mavrovës
- - Është liruar një ari i cili kishte ngecur në degët e një peme në oborrin e një shtëpie verore në Hanet e Mavrovës. Rasti është raportuar mëngjesin e sotëm në orën 07:35 në numrin e vetëm të emergjencës 112, kumtoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).
Shkup, 14 korrik 2024 (MIA) - Është liruar një ari i cili kishte ngecur në degët e një peme në oborrin e një shtëpie verore në Hanet e Mavrovës. Rasti është raportuar mëngjesin e sotëm në orën 07:35 në numrin e vetëm të emergjencës 112, kumtoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).
Sektori për Operacione dhe Koordinim i QMK-së ka njoftuar menjëherë Parkun Kombëtar “Mavrovë” dhe MPB-në.
"Tek ariu i ngecur menjëherë ka shkuar një ekip roje nga PK “Mavrovë”, ndërsa në të njëjtën kohë ka mbërritur edhe një patrullë e MPB-së për sigurimin e vendit të ngjarjes. Disa qen endacakë i lehën në mënyrë agresive ariut të frikësuar, i cili me siguri nga frika u ngjit në pemë dhe u fsheh në degët. Pasi rojet i përzunë qentë, ariu vetë zbriti nga pema dhe vrapoi drejt pyllit aty pranë", theksohet në kumtesën e QMK-së. ls/
Foto; QMK