Qeveria: Ulje e çmimit të pajisjes shkollore prej së paku 10 dhe 15 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë
- Në periudhën prej 15 gushtit 2025 deri më 15 shtator 2025, ndërkaq me qëllim të parandalimit të rritjes së çmimeve të pajisjeve shkollore para fillimit të vitit shkollor 2025/2026 dhe mbrojtjen e standardeve të jetesës së qytetarëve, si pjesë e fushatës "Më pak shpenzime, më shumë për ty, kujdesemi" Qeveria në mbledhjen e saj të 100-të miratoi vendimin dhe i ngarkoi tregtarët të ulin çmimet e pajisjeve shkollore me të paktën 10% në tregtinë me shumicë dhe të paktën 15% në tregtinë me pakicë.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:32, 7 gusht, 2025
Shkup, 7 gusht 2025 (MIA) - Në periudhën prej 15 gushtit 2025 deri më 15 shtator 2025, ndërkaq me qëllim të parandalimit të rritjes së çmimeve të pajisjeve shkollore para fillimit të vitit shkollor 2025/2026 dhe mbrojtjen e standardeve të jetesës së qytetarëve, si pjesë e fushatës "Më pak shpenzime, më shumë për ty, kujdesemi" Qeveria në mbledhjen e saj të 100-të miratoi vendimin dhe i ngarkoi tregtarët të ulin çmimet e pajisjeve shkollore me të paktën 10% në tregtinë me shumicë dhe të paktën 15% në tregtinë me pakicë.
Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, me këtë vendim, tregtarët me pakicë dhe me shumicë që shesin pajisje shkollore, përkatësisht çanta, fletore, blloqe, kolazhe, lapsa dhe stilolapsa (ekonomike, plastike), lapsa druri me ngjyra dhe ngjyra vaji, plastelinë, brumë modelimi, shtroje, stilolapsa me majë të hollë dhe shënues teksti, tempera, akrilik, ngjyra dhe furça me bazë uji, vizore dhe materiale didaktike, mprehëse dhe goma, gërshërë për fëmijë, kuti dhe kuti lapsash, ngjitës, kompas, kalkulatorë, letër dekorative, fashikuj dhe çanta kartoni dhe materiale punimi janë të detyruar t'i shesin produktet e tyre me një çmim të kufizuar, gjegjësisht të ulur, d.m.th. të paktën 10% në shumicë dhe të paktën 15% në pakicë.
"Vendimi vlen për periudhën nga 15 gusht 2025 deri më 15 shtator 2025, ndërsa shitësit janë të detyruar që krahas çmimit të ri të ulur të produkteve ta publikojnë edhe çmimin e vjetër e cila ka qenë në fuqi më 01.06.2025, i cili merret si çmimi bazë mbi të cilën përcaktohet ulja", ceket në kumtesë.
Gjithashtu, nga Qeveria shtojnë se përpara hyrjes në objektin e shitjes ose në një vend tjetër të dukshëm në shitore, duhet të vendoset qartë dhe në mënyrë të dukshme një plakatë me format të paktën A3, i cili do të përmbajë mbishkrimin "Më pak shpenzime, më shumë për ty", i cili është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, si dhe mbishkrimin: ZBRITJE NË PAJISJET SHKOLLORE, prej të paktën 15%. ab/
Foto: МIА arkivi