• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria spanjolle e hodhi poshtë idenë për referendum për pavarësimin e Katalonjës

Qeveria spanjolle e hodhi poshtë idenë për referendum për pavarësimin e Katalonjës

Madrid, 13 prill 2023 (MIA) – Qeveria spanjolle e hodhi poshtë propozimin e rajonit autonom të Katalonjës për mbajtjen e referendumit për pavarësi, njofton DPA.

"Derisa pushtetin e ka qeveria e kryeministrit Sançez, nuk do të ketë referendum për pavarësimin e Katalonjës", deklaroi ministrja e Financave dhe Shërbimeve Publike, Maria Hesus Montero Kuadrado, në Madrid.

Ajo potencoi se Qeveria katalonase, e kryeministrit rajonal Pere Aragones, duhet ta respektojë Kushtetutën e Spanjës.

Aragones në Barcelonë deklaroi se propozimi "për zgjidhjen e problemit katalonas" do të përgatitet në konsultim me grupe të ndryshme në shoqëri dhe do të prezentohet në Madrid më së voni në fillim të vitit 2024. Aragones shtoi se qëllimi është të bëhet referendum, i ngjashëm me atë në vitin 1995 në provincën kanadeze Kuebek, ku votuesit e hdohën poshtë pavarësinë.

"Askush nuk është i kënaqur nga ngecja e Katalonjës", tha ai. "Konflikti vazhdon", shtoi kryeministri katalonas.

Edhe pse për arsye të ndryshme, deklarata e tij u kritikua jo vetëm në Madrid por edhe nga aktivistë në Katalonjë të cilët angazhohen për pavarësinë e rajonit. Për dallim prej partisë majtiste "E majta republikane e Katalonjës", e kryesuar pikërisht nga Aragonesi, partitë e tjera, siç është partia konservatore "Bashkë për Katalonjën", dëshirojnë rajoni të bëhet i pavarur pa u pritur miratimi i referendumit nga Madridi.

Pas mbajtjet së referendumit ilegal në vjeshtën e vitit 2017 dhe vendimit konsekuent për shkëputjen e Spanjës, Katalonja do të vihet nën pushtetin e detyrueshëm të qeverisë qendrore.

Kryeministri rajonal aso kohe, Karles Puxhdemon, u arratis jashtë vendit me anëtarë të tjerë të Qeverisë dhe tani jeton në Belgjikë. Ata të cilët mbetën në vend u dënuan me 13 vite burgim, por më vonë u amnistuan.

QËNDRONI TË LIDHUR