• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria rekomandoi që shitoret, tendat dhe kiosqet të punojnë gjatë festave të Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve

Qeveria rekomandoi që shitoret, tendat dhe kiosqet të punojnë gjatë festave të Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Qeveria rekomandon që gjatë festave të Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve, gjegjësisht më 31 dhjetor të vitit 2023 dhe 1 janar 2024 dhe 7 janar dhe 8 janar të vitit 2024 të punojnë shitoret, tendat dhe kiosqet të cilat kryejnë tregti me pakicë. Propozues është Ministria e Ekonomisë. 

Ky rekomandim është nga mbledhja e sotme e 214-të e Qeverisë.

Siç informon shërbimi qeveritar për informim, qëllimi i këtij rekomandimi është që tu dilet në ndihmë nevojave të qytetarëve gjatë festave, veçanërisht në qytetet më të vogla dhe vende ku nuk ka qendra tregtare. 

"Gjithashtu gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve është rritur vizita nga ana e turistëve në mbarë vendin, për çka ka edhe nevojë të mundësohet blerja, me çka do të kontribuojnë në rritjen e konsumit në shtet", bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR