• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria: Punojmë aktivisht në gjetjen e zgjidhjeve për FSHIIK-un

Qeveria: Punojmë aktivisht në gjetjen e zgjidhjeve për FSHIIK-un

Shkup, 21 mars 2024 (MIA) - Në rrjedhë janë aktivitetet për gjetjen e zgjidhjes ë përkohshme për t'u siguruar hapësirë adekuate për organizim të mësimit në Fakultetin për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike (FSHIIK), si dhe realizim të zgjidhjes së përhershme, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është në komunikim të vazhdueshëm me kryesinë e Fakultetit.

"Qeveria tregoi se është fuqishëm e caktuar drejt gjetjes së zgjidhjes për çfarëdo lloj sfida përmes dialogut me të gjitha palët e prekura dhe në atë mënyrë i është qasur edhe kësaj çështjeje. Zgjidhja afatshkurtë do të definohet në takimin mes përfaqëssuesve të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, në bashkëpunim me Fakultetin për shkenca informatike dhe inxhinieri pranë Universitetit "Shën Cirili e Metodi" - Shkup, në pajtim me konkludimin qeveritar", kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Qeveria e shqyrtoi Informatën për sigurim të hapësirës për nevojat e FSHIIK-ut dhe tashmë e ka angazhuar Shërbimin qeveritar për punë të përgjithshme dhje të përbashkëta , në bahskëpunim me Fakultetin dhe në afat konkret prej tre muajve, të shqyrtojë zgjidhje alternative, deri në realizimin e zgjidhjes së përherhme. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR