• e shtunë, 21 shtator 2024

Qeveria po punon për një model të ri për kompletimin e Spitalit klinik të Shtipit

Qeveria po punon për një model të ri për kompletimin e Spitalit klinik të Shtipit

 Shtip, 20 shtator 2024 (MIA) - Punojmë në një model, një model mjeko-teknik-ekonomik, i cili do të thosha se është në fazën e zhvillimit dhe pres që deri në fund të këtij viti të përfundojë e gjitha dhe nga fillimi i radhës do të fillojmë me ndërtimin e spitalit në Shtip, theksoi sot kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili mori pjesë në hapjen e shëtitores së parë dhe në manifestimin "Pastramaliada" në Shtip.

"Çfarë është problemi, problemi është se nuk ka para. Paratë i kanë vjedhur, i shpenzuan për diçka që nuk u duhej. Duhej të ishte për spitalin, por paratë i kanë vjedhur. Fatkeqësisht kemi trashëguar situatë, siç është. Por, është ajo që është", thotë Mickoski.

 Theksoi se nuk ka arsyetim sepse qytetarët i kanë votuar dhe duhet gjetur zgjidhje për përfundimin e Spitalit Klinik-Shtip.

 Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mickoski theksoi se është optimist dhe siç thotë  "jemi duke inovuar, po mundohemi të gjejmë një mënyrë që e gjithë kjo të lëvizë dhe do të kemi sukses".

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR