Qeveria: Ndryshimet janë evidente, rritja e PBB-së prej 3.4 për qind e vendos Maqedoninë në grupin e njëjtë me shtetet e pasura si Irlanda, Danimarka dhe Polonia
- Ndryshimet në Maqedoni ndodhin dhe po bëhen gjithnjë e më evidente dhe të qarta, ekonomia maqedonase po përjeton një rilindje.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:00, 4 qershor, 2025
Shkup, 4 qershor 2025
Ndryshimet në Maqedoni ndodhin dhe po bëhen gjithnjë e më evidente dhe të qarta, ekonomia maqedonase po përjeton një rilindje.
Maqedonia është ndër pesë shtetet me ekonomitë që po rriten më shpejt në Evropë.
3,4 për qind është rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto për tremujorin e parë të vitit 2025, sipas të dhënave preliminare nga Enti Shtetëror i Statistikës.
Në krahasim me më parë, tani Maqedonia po shënon rezultate pozitive dhe sipas këtyre numrave dhe përqindjeve, Maqedonia po përfshihet si një shtet me ekonominë që po rritet më shpejt, në grupin e shteteve si Irlanda, Danimarka dhe Polonia.
Rritja e PBB-së është tregues se ne po punojmë me përkushtim dhe po zbatojmë politika të përgjegjshme në interes të qytetarëve.
Dhe nuk ndalemi këtu, na pret një transformim i plotë i Maqedonisë dhe ndryshime që do të sjellin siguri më të madhe dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Maqedoninë e presin fitore të reja dhe rezultate ekonomike edhe më të mëdha, atë që e premtuam, që e morëm përsipër, po e realizojmë.
Maqedonia duhet të shkojë përpara, ndërsa qytetarët të jenë të kënaqur.
Rritja dhe zhvillimi ekonomik janë fokusi dhe prioriteti ynë më i madh. Prandaj vazhdojmë me një vizion të qartë dhe qëllime të qarta, që ekonomia maqedonase të ecë përpara.
Shteti është në rrugën e ndryshimeve!
Sekretariati i Përgjithshëm - Sektori për Marrëdhënie me Publikun
_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.