Qeveria nënshkroi Marrëveshje me një kompani zvicerane, të paktën shtatë milionë euro investim dhe 200 vende të reja të punës
- – Të paktën shtatë milionë euro dhe 200 vende të reja të punës, parasheh investimi i kompanisë zvicerane “DM Bau Ag” për të cilën sot në Qeveri Marrëveshje nënshkruan kryeministri Hristian Mickoski dhe ekipi i menaxherëve të kompanisë.
- Post By Fitore Curri
- 12:35, 10 dhjetor, 2024
Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) – Të paktën shtatë milionë euro dhe 200 vende të reja të punës, parasheh investimi i kompanisë zvicerane “DM Bau Ag” për të cilën sot në Qeveri Marrëveshje nënshkruan kryeministri Hristian Mickoski dhe ekipi i menaxherëve të kompanisë.
Siç njoftoi Mickoski pas nënshkrimit, plani i investimeve do të realizohet në zonën industriale në afërsi të Kumanovës, ndërsa përfshin investim në blerje të tokës, ndërtim në tërësi të impianteve dhe furnizim i tyre me makina për prodhimtarinë e objekteve modulare me qëllim të ndryshëm.
Ndërtimi i objekteve të planifikuara duhet të fillojë në fund të gjysmës së parë të vitit 2025.
Sipas kryeministrit, investimi i planifikuar do ta tejkalojë shumën fillestare prej të paktën shtatë milionë euro të përcaktuar në Marrëveshje.
“DM Bau Interneshënëll” është pjesë e Grupacionit “DM Bau”, prodhues zviceran i objekteve modulare me më shumë se 100 vjet traditë.
“Përveç prodhimit të objekteve të tilla, kompania është edhe kontraktues i tyre. Qarkullimi është disa dhjetëra milionë franga zvicerane, ka më shumë se shtatëdhjetë të punësuar dhe 30 projekte në vit. ‘DM Bau’ është një nga prodhuesit më të mëdhenj evropianë në këtë segment. Prodhimtaria për momentin zhvillohet në dy lokacione në Zvicër, ndërsa planet për internacionalizim dhe rritje të kapaciteteve, ‘DM Bau’ vendosi që t’i realizojë përmes Maqedonisë”, theksoi Mickoski në konferencën për media pas nënshkrimit të marrëveshjes.
“DM Bau” do të ndërtojë kompleks të madh të përbërë nga më shumë objekte për prodhimtari, montim dhe magazinim me sipërfaqe të përgjithshme prej 35 000 metra katrorë. Për këtë qëllim kompania këtë vit ka blerë 72 000 metra katrorë tokë ku tashmë vijojnë aktivitete përgatitore për investimin.
“Ne jemi kompani zvicerane që fokusohemi në strukturat e parafabrikuara prej druri dhe kemi menduar me shumë kujdes për zgjerimin tonë. Ne kontrolluam me kujdes disa vende dhe mundësi të ndryshme se ku mund ta zgjerojmë kompaninë dhe më në fund jemi vërtet të lumtur që Maqedonia e Veriut u shfaq si vendi që zgjodhëm dhe mendoj se deri më tani ka shkuar mirë - dialogu, hapja, gjetja e një zgjidhjeje. Na tregoi se vendimi ynë ishte i drejtë. Prandaj, ne me të vërtetë presim që të fillojmë procesin tonë këtu dhe jemi të sigurt se së bashku me ju mund të ndërtojmë një kompani të suksesshme në Maqedoninë e Veriut. Ne jemi gjithashtu shumë krenarë që projekti ynë është në vazhdim. Ne mezi presim të jemi në gjendje të krijojmë vende të reja pune, mundësi të reja këtu në këtë rajon, si dhe të shtojmë vlerën kur bëhet fjalë për arsimin dhe trajnimin parafabrik”, theksuan nga ekipi menaxhues.
“DM Bau Interneshënëll” është pronësi e një personi me origjinë nga Maqedonia i cili punon në Zvicër. fc/
Fotografia: Printskrin