• e enjte, 19 dhjetor 2024

Qeveria mendon shfrytëzimin e kriptovalutave ta vendos në korniza ligjore

Qeveria mendon shfrytëzimin e kriptovalutave ta vendos në korniza ligjore

Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Qeveria mendon që shfrytëzimin e kriptovalutave ta vendos në korniza ligjore. Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se sipas tij, kjo është ardhmëria dhe se do të jemi mes vendeve të para në rajon, të cilët do ta bëjnë këtë.

"Dëshirojmë tërë këtë legalisht ta kanalizojmë në kuadër të ligjit, por ka shumë punë të cilat duhet paraprakisht të harmonizohen dhe këtë edhe e bëjmë - i hamronizojmë ato punë që të vijmë deri te prodhimi final. Kjo është ardhmëria dhe mendoj se do të jemi mes të parëve në rajon, nëse jo edhe të parët, që bëjmë një gjë të tillë. Si do të funksionojë, do të shohim, por kjo sipas meje është ardhmëria", deklaroi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp, kushtuar shportës së vitit të ri.

Vlera e bitkoinit për herë të parë sot tejkaloi 100.000 dollarë.

Lidhur me investimet e huaja, Mickoski e përsëriti qëndrimin se pret që për herë të parë të depërtohet barriera prej një miliardë euro investime të drejtpërdrejta të huaja.

"Përfundimisht me kuartalin e tretë, janë 838 milionë euro, ndërsa deri nga fundi i vitit pres edhe të paktën dy investime, e ndoshta edhe dy shtesë do të publikojmë, që do të jetë sinjal i mirë dhe me çka do të jemi mes vendeve udhëheqëse në rajon, nëse jo edhe udhëheqës për kokë banori", tha Mickoski në konferencën për shtyp në Qeveri. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR