Qeveria konstatoi dhe miratoi tekstin e Strategjisë kombëtare për zhvillim 2024-2044
- Qeveria në mbledhjen e sotme ka pranuar tekstin e Strategjisë kombëtare zhvillimore 2024-2044 propozues i së cilës është kabineti i kryeministrit. Është vendosur që teksti i Strategjisë kombëtare për zhvillim 2024-2044 të dorëzohet për shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si hap i radhës drejt implementimit të Strategjisë, kumton Pres shërbimi i qeverisë.
- Post By Fami Bajrami
- 20:16, 27 shkurt, 2024
Shkup, 27 shkurt 2024 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme ka pranuar tekstin e Strategjisë kombëtare zhvillimore 2024-2044 propozues i së cilës është kabineti i kryeministrit. Është vendosur që teksti i Strategjisë kombëtare për zhvillim 2024-2044 të dorëzohet për shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si hap i radhës drejt implementimit të Strategjisë, kumton Pres shërbimi i qeverisë.
Strategjia kombëtare për zhvillim është dokumenti strategjik ku janë definuar qëllimet dhe masat kryesore për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për 20 vitet e ardhshme, ndërsa ka të bëjë me implementimin e drejtë të masave të parapara që kanë një efekt të madh mbi shumë procese në vend, si dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Në këtë dokument të rëndësishëm që përcakton qëllimet kryesore të zhvillimit kombëtar, fushat strategjike dhe prioritetet për zhvillim, gjithëpërfshirës, të balancuar, të barabartë gjinor dhe të qëndrueshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçmas duke pasur parasysh aspiratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE) deri në vitin 2030 dhe angazhimin për zhvillim të qëndrueshëm në agjendën 2030.
Në strategjinë janë definuar gjashtë prioritete strategjike edhe atë:
1. Ekonomi e bazuar në njohuri, inovacion dhe digjitalizim, pra ekonomi e integruar në tregtinë ndërkombëtare dhe financat ndërkombëtare dhe fuqinë punëtore që plotëson nevojat momentale dhe të ardhshme të tregut të punës;
2. Zhvillim i qëndrueshëm lokal dhe rajonal i cili siguron kohezion;
3. Revitalizim demografik dhe zhvillim social e kulturor;
4. Sundim i ligjit dhe qeverisjes së mirë;
5. Shoqëri të sigurt dhe rezistuese dhe
6. Transformim i gjelbër.
Njëherësh, zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe digjitalizimi i shoqërisë janë elemente kyçe dhe parakusht bazë për progres në çdo fushë strategjike.
Për rëndësinë e procesit me të cilën janë vendosur themelet për implementimin e Strategjisë kombëtare për zhvillim theksohet përgatitja trevjeçare e Strategjisë me përfshirjen e rreth 14.000 qytetarëve, më shumë se 250 përfaqësuesve të institucioneve kombëtare, 70 kryetarëve të komunave, 50 deputetë nga pushteti dhe opozita, përfaqësues të Odave ekonomike, organizata qytetare, mbi 500 përfaqësues të grupeve të margjinalizuara dhe të rrezikuara si dhe më shumë se 1.000 të rinj dhe anëtarë të organizatave rinore.
Procesi i krijimit të Strategjisë kombëtare për zhvillim është realizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në partneritet me Zyrën e Koordinatorit të përhershëm të Kombeve të Bashkuara dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim - UNDP, ndërsa është mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike në Shkup dhe Ministria e Financave të Republikës së Sllovakisë, thuhet në komunikatën e Pres shërbimit qeveritar.
Foto: Qeveria