Qeveria kalimtare e Haitit do të votojë për president të martën
- - Këshilli kalimtar i Haitit njoftoi se do të votojë për presidentin e ardhshëm të vendit të martën, si pjesë e përpjekjeve për qetësimin e kombit të Karaibeve në kushte të krimit të pakontrolluar të bandave.
- Post By Fitore Curri
- 14:46, 28 prill, 2024
Port-o-Prens, 28 prill 2024 (MIA) - Këshilli kalimtar i Haitit njoftoi se do të votojë për presidentin e ardhshëm të vendit të martën, si pjesë e përpjekjeve për qetësimin e kombit të Karaibeve në kushte të krimit të pakontrolluar të bandave.
Këshilli kalimtar e ndërmori pushtetin në ceremoninë të enjten, me çka zyrtarisht përfundoi qeverisja e ish kryeministrit Ariel Anri. Mandati i qeverisë kalimtare përfundon në shkurt të vitit 2026, për kur janë caktuar zgjedhjet dhe nuk mundet të vazhdohet.
Ardhja e Këshillit në pushtet konsiderohet si hap kyç drejt shpërndarjes së misionit ndërkombëtar të sigurisë, të cilin Anri e kërkoi në vitin 2022, ndërsa KB-ja e miratoi para më shumë se gjashtë muajve. fc/