• e premte, 05 dhjetor 2025

Qeveria ka shpërndarë mbi 33.000 vauçerë, 11.500 studentë tashmë janë furnizuar me pajisje të reja elektronike

Qeveria ka shpërndarë mbi 33.000 vauçerë, 11.500 studentë tashmë janë furnizuar me pajisje të reja elektronike

Shkup, 23 nëntor 2025 (MIA) – Qeveria informoi se deri ditën e djeshme janë shpërndarë gjithsej 33.682 vauçera për studentë, secili me vlerë 15.300 denarë. Nga këta, 11.500 studentë tashmë e kanë shfrytëzuar me sukses vauçerin dhe kanë marrë një pajisje të re elektronike.

"Këto shifra tregojnë qartë se interesi është i madh, zbatimi është i qëndrueshëm dhe masa krijon rezultate reale", deklaroi zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva në konferencën e sotme për shtyp.

Miteva theksoi se masa është planifikuar dhe zbatuar me kujdes në bashkëpunim me ministritë resorë.

"Kjo masë nuk është as e rastësishme dhe as e improvizuar. Ajo u planifikua me saktësi dhe në kohë nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë në bashkëpunim të ngushtë me ministrinë e Transformimit Digjital dhe ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ky koordinim institucional na mundësoi organizim të shpejtë të procedurave, kritere të qarta për studentët, një sistem të harmonizuar teknikisht për dhënien dhe realizimin e vauçerëve dhe transparencë të lartë të procesit", shpjegoi ajo.

Sipas Qeverisë, qëllimi është të zvogëlohet pabarazia digjitale dhe të inkurajohet transformimi digjital në arsim, e masa do të vazhdojë duke monitoruar zbatimin tre tregtarët e autorizuar dhe duke përgatitur politika të reja që synojnë modernizimin e sistemit arsimor.

"Qeveria ka treguar se investimet në dije, teknologji dhe rini janë prioriteti ynë, ndërsa realizimi i këtij premtimi është provë se shteti funksionon në shërbim të qytetarëve. Ne po e ulim pabarazinë digjitale dhe po e nxisim transformimin digjital", theksoi Miteva.

Lidhur me çështjen e pagesave të TVSH-së për qytetarët ose kompanitë, nëse Qeveria ka para për këtë, përkatësisht pse pagesa është vonuar, Miteva kumtoi se pagesa po bëhet në mënyrë të rregullt, ndërsa për çdo mangësi ose vonesë të mundshme do të informojnë shtesë. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR