• e martë, 24 dhjetor 2024

Qeveria javën e ardhshme pritet të miratojë ligjin për praktika të padrejta tregtare dhe ta dorëzojë në Kuvend

Qeveria javën e ardhshme pritet të miratojë ligjin për praktika të padrejta tregtare dhe ta dorëzojë në Kuvend

Shkup, 7 nëntor 2023 (MIA) - Ligji i propozuar për praktika të padrejta tregtare pritet javën e ardhshme të miratohet nga Qeveria, ndërsa pastaj edhe të dorëzohet në Kuvend.

Siç tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, tashmë kanë arritur të gjitha vërejtjet dhe komentet e palëve të interesuara, prodhuesit, shpërndarësit dhe zinxhirët e supermarketeve. Këtë javë, në koordinim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe me përfaqësuesit e institucioneve kompetente do të shqyrtohen, për t'u përfshirë në draft versionin e ligjit.

"Këtë javë do të kemi koordinim me kryeministrin për komentet të cilat i morëm nga palët e interesuara. Do t'i shqyrtojmë me institucione të ndryshme që t'i përfshijmë në draftin final të ligjit. Do ta mbajmë edhe mbledhjen e fundit me Odën ekonomike për të parë se cila do të jetë e pranueshme dhe mundësisht e inkorporuar. Presim në fillim të javës së ardhshme ligji i propozuar të miratohet në Qeveri dhe të dërgohet në Kuvend. Bëhet fjalë për një zgjidhje që do të ketë një efekt afatgjatë pozitiv në uljen e çmimeve, por do të jetë edhe jodiskriminues në tregti, veçanërisht për produktet bujqësore dhe ushqimore", theksoi Bekteshi.

Me ligjin janë përfshirë dhe rregullohen 26 praktika të padrejta tregtare. sa/

foto: MIA print skrin

QËNDRONI TË LIDHUR