• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Qeveria i përcaktoi propozim ndryshimet e Ligjit për sport për ndihmë direkte shtetërore në sport

Qeveria i përcaktoi propozim ndryshimet e Ligjit për sport për ndihmë direkte shtetërore në sport

Shkup, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe përcaktoi tekstin e Propozim ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Sport, i propozuar nga Ministria e Drejtësisë.

Propozim ndryshimet në Ligjin për sport, siç bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për media të qeverisë, kanë të bëjnë me sigurimin e stimujve financiarë në bazë të ndihmës direkte shtetërore për federatat sportive kombëtare, klubet sportive, sportistët aktivë nga sportet olimpike dhe joolimpike dhe persona të tjerë juridikë, të cilët kanë vendim për kryerjen e aktiviteteve sportive, ngritjen e sportit në nivel më të lartë në vendin tonë dhe arritjen e rezultateve më të mira, si në nivel vendor ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. fc/

Fotografia: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR