• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria i miratoi ndryshimet në Ligjin për Sport

Qeveria i miratoi ndryshimet në Ligjin për Sport

 Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Qeveria në seancën e 204-t e miratoi Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sport të propozuar nga Ministria e Drejtësisë. 

Me zgjidhjet e propozuara, siç bëjnë të ditur nga Ministria e Drejtësisë, sigurohen  nxitje financiare për federatat sportive kombëtare, klubet sportive, sportistët aktivë të sporteve olimpike dhe joolimpike dhe subjekte të tjera juridike që kanë zgjidhje për kryerjen e veprimtarisë sportive, ngritjen e sportit në një nivel më të lartë në vendin tonë dhe arritjen e rezultateve më të mira si në kuadër vendor ashtu edhe  në nivel ndërkombëtar.

 "Në mënyrë analoge me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Tatimin mbi Fitimin në pjesën për ulje/nxitje të taksave, në Ligjin për Sport parashihet nxitje tatimore për subjektet sportive me vendosjen  e sistemit të vauçerëve sipas të cilit saktë do të përcaktohen kompetencat e subjekteve sportive dhe dhe organin e drejtorisë shtetërore kompetent për çështjet në fushën e sportit, si dhe vetë procedurën e lëshimit të vauçerëve", sqarojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Ligji do të dorëzohet në Kuvend dhe do të miratohet me procedurë të shkurtuar.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR