• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Qeveria e shkarkoi Vërzivollin, ndërsa ushtrues detyre revizor për IPA është emëruar Arben Ramadani

Qeveria e shkarkoi Vërzivollin, ndërsa ushtrues detyre revizor për IPA është emëruar Arben Ramadani

Shkup, 11 gusht 2024 (MIA) - Qeveria sot në mbledhjen e 111-të e shkarkoi Afrona Vërzivollin, e cila ishte emëruar ushtruese detyre - revizore kryesore në Trupin revizor për revizion të instrumentit për ndihmë inkuadruese. Shkarkimi i Vërzivollit pason pasi që në opinion ishte kumtuar se ajo nuk posedon licencë për revizor dhe se BE-ja do ta rishqyrtojë emërimin e saj.

Në vendin e saj, Qeveria e emëroi Arben Ramadanin, i cili është revizor i pavarur në Sektorin për avancim të revizionit. Siç ceket në kumtesën e Qeverisë, Ramadani në mënyrë të drejtpërdrejtë merr pjesë në përpunimin e dokumehteve strategjike, planeve strategjike afatshkurta dhe afatgjata lidhur me zhvillimin e Ttruopit revizor dhe revizionit dhe e ndjekë zbatimin dhe kryen ndjekje të zbatimit të tyre. Ka punuar edhe si revizor i lartë në sektorin prë revizion të sferës IPA.

Zëvendës i revizorit kryesor të Trupit për revizion të isntrumentitpër ndihmë inkuadruese Qeveria e emëroi Ivan Ignjatovin, i cili është doktor i shklencave ekonomike në temën "Zhvillimi i sistemit për revizion dhe kontroll për shfrytëzim efikas të fondeve të BE-së". ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR