• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria e miratoi Programin e ri për zbatimin e fondit ndërhyrës në bujqësi

Qeveria e miratoi Programin e ri për zbatimin e fondit ndërhyrës në bujqësi

Shkup, 16 maj 2023 (MIA) - Qeveria me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në seancën e sotme e miratoi Programin për zbatimin e fondit ndërhyrës për bujqësi. Mjetet buxhetore për këtë program në lartësi prej 317.000.000 denarë janë paraparë në buxhetin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural në Nënprogramin 21 - Fondi ndërhyrës për bujqësi.

Siç informojnë nga MBPEU, mjetet e këtij programi dedikohen për masa intervente për mbështetje financiare në bujqësi për zbutjen e pasojave të shkaktuara nga rritja e shpenzimeve të prodhimit, për prodhimin e kulturave bujqësore në prodhimtarinë bimore dhe shtazore.

Pas aktiviteteve terrenore të Ministrisë, masa e parë që do të realizohet dhe që është me rëndësi jetike për mirëmbajtjen e bujqësisë dhe uljen e humbjeve është masa për shpenzime për sipërfaqe të mbjellura me lakrën dimërore në qiell të hapur dhe e shitur deri më 15 prill 2023 me së paku 5.000 kilogram për hektar.

"Afaristët bujqësorë që kanë prodhim të lakrës së dimrit, do të mbështeten me 61.000 denarë për një hektar për çdo bujk i cili do t'i përmbushë kushtet. Për këtë qëllim, çdo bartës i ekonomisë bujqësore duhet të dorëzojë kërkesë deri më 31 maj, për konfirmimin e të dhënave për një sipërfaqe për lakrën e mbjellur dimërore sipas Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural. Më pas, deri më 20 qershor do të mund të aplikojnë për këtë masë në njësitetet rajonale të Ministrisë", thonë nga Ministria.

Nga MBPEU paralajmërojnë se është planifikuar mbështetje për prodhuesit për prodhimtarinë e serrave, që do të krijohet shtesë gjatë periudhës së ardhshme.

Foto: MBPEU

 

QËNDRONI TË LIDHUR