• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria e konstatoi Propozim-buxhetin për vitin 2024

Qeveria e konstatoi Propozim-buxhetin për vitin 2024

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme e konstatoi Propozim buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, Propozim buxheti është bërë në pajtim me nevojat e qytetarëve dhe ekonomisë së vendit, Qëllimi është mbështetja e rritjes ekonomike, qëndruehsmëria fiskale dhe pagesa e rregullt e të gjitha obligimeve shtetërore buxhetore - rroga më të larta, pensione, të drejta sociale, mbështetje për bujqit, për ndërmarrjet, konsolidim fiskal, përballje me pasojat nga kriza ekonomike globale.

"Vlerësohet se Buxheti është bazë e mirë për realizim të rritur dhe të përshpejtuar të projekteve infrastrukturore, tërheqje e investimeve të huaja, inovativitet të kompanive vendore, mbështetje e ekonomisë vendore, sektorit privat dhe qytetarëve, si dhe intensifikimi i konvergjencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Gjithashtu, ai do të mundësojë kryerje të rregullt dhe pa pengesa të të gjitha obligimeve ligjore, prëfshirë edhe obligimet të cilat dalin nga anëtarësimi në NATO, zbatim i papengueshëm i aktiviteteve të ardhshme zgjedhore", ceket në kumtesë.

Propozim buxheti i konstatuar i RMV-së për vitin 2024 do t'i parashtrohet Kuvendit. ab/

foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR