Qeveria do të limitojë çmimet e prodhimeve që t'i zvogëlojnë harxhimet për fillim të vitit shkollor
- Qeveria përgatit analizë që t'i zvogëlojë harxhimet e prindërve në fillim të vitit shkollor dhe nesër në seancë të miratojë masë për limitimin e çmimeve të prodhimeve, paralajmëroi sot kryeministri Hristijan Mickoski.
- Post By Besnik Shuki
- 11:29, 2 shtator, 2024
Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Qeveria përgatit analizë që t'i zvogëlojë harxhimet e prindërve në fillim të vitit shkollor dhe nesër në seancë të miratojë masë për limitimin e çmimeve të prodhimeve, paralajmëroi sot kryeministri Hristijan Mickoski.
Gjatë vizitës në SHF "Stiv Naumov" në ditën e parë shkollore, Mickoski tha se po përgatiten ta lehtësojnë harxhimin e prondërve për fillim të suksesshëm të vitit shkollor me limitimin e çmimeve të prodhimeve, të cilat janë më të nevojshme.
"Bëjmë anlaizë të të gjitha harxhimeve dhe mendoj se gjatë ditës do të jetë gati dhe nesër në seancë të Qeverisë do të dalim me plan për limitimin e pmimeve të prodhimeve, të cilat janë të domosdoshme për fillim të suksesshëm të vitit shkollor, por edhe periudhën pas verës të mund ta kalojmë", deklaroi Mickoski.
Hollësira për masën e re paralajmëroi se do të kumtohen pas seancës qeveritare në konferencë për shtyp. bsh/