• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qendra për komunikime qytetare: Votimi në diasporë ka kushtuar më shumë se shtypja e fletëvotimeve për të gjithë votuesit

Qendra për komunikime qytetare: Votimi në diasporë ka kushtuar më shumë se shtypja e fletëvotimeve për të gjithë votuesit

Shkup, 10 qershor 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), për realizimin e zgjedhjeve të fundit presidenciale dhe parlamentare përfshinë 22 marrëveshje për furnizime publike në vlerë të përgjithshme prej 213.625.656 denarë, përkatësisht 3.473.588 milionë euro deri më 20 maj të vitit 2024. Tenderët e KSHZ-së për zgjedhjet e përbashkëta presidenciale dhe parlamentare të këtij viti kanë kushtuar 767 mijë euro më shumë se shuma e tenderëve për këto zgjedhje kur janë zhvilluar individualisht në vitin 2019 dhe 2020.

Ky është rezultati nga hetimi për zgjedhjet dhe furnizimet publike që sot i ka publikuar Qendra për komunikime qytetare.

Siç theksohet në kumtesën e Qendrës për komunikime qytetare, hulumtimi tregon se votimi në diasporë kushton më shumë se shtypja e fletëve të votimit për të gjithë votuesit.

"Rreth 41 për qind e kontratave të furnizimit publik që kanë të bëjnë me zgjedhjet, KSHZ-ja i ka lidhur në procedurë të drejtpërdrejtë me negocim, pa shpallje. Në grupin e kompanive që fitojnë tradicionalisht tenderët e KSHZ-së, veçohen tre kompani. Në vitet kur ka zgjedhje parlamentare, vlera e furnizimeve publike në vend arrin nivel rekord. Për zgjedhjet e sivjetme - është parashikuar kjo në furnizimet e vitit të kaluar", thuhet mes tjerash në kumtesën e Qendrës për komunikime qytetare. rq/

Foto: Qendra për komunikime qytetare

QËNDRONI TË LIDHUR