• e enjte, 27 qershor 2024

Qatip Osmani trajner i ri i kampionit , Strugës

Qatip Osmani trajner i ri i kampionit , Strugës

Strugë, 29 maj 2024 (MIA) - Kampioni i vendit në futboll, Struga e emëroi sot strategun 54-vjeçar Qatip Osmani për trajner të ri.

Trajneri i ri ulet në bankinën e Strugës pas fundit të sezonit në të cilin ekipi e mbrojti titullin e kampionit dhe sezonine  dytë me radhë do të luajë në kuialifikimet për Ligën e kampionëve.

Osmani sot pasdite e mori detyrën së bashku me ndihmësin e tij, Besnik Livoreka. 

Në karrierën e tij prej trajneri, Osmani e kryesoi Shkëndijën eTetovës, me të cilën tre herë e fitoi titullin e Maqedonisë së Veriut, si dhe Renovën, Shkupin dhe Vllazninë e Shqipërisë. ab/

Foto: KF Struga

 

QËNDRONI TË LIDHUR