• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qarkullimi në industri në muajin mars në nivel vjetor është ulur për 10 për qind

Qarkullimi në industri në muajin mars në nivel vjetor është ulur për 10 për qind

Shkup, 15 maj 2024 (MIA) - Qarkullimi i përgjithshëm në industri në mars të këtij viti në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është zvogëluar për 10 për qind, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.

Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit mars 2024, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie te Prodhimet intermediare përveç energjisë, për 9,2 për qind, Prodhimet kapitale për 12,7 për qind, Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 8,6 për qind, dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 5,3 për qind.

Indeksi i përgjithshëm i qarkullimit në industri, gjatë muajit mars 2024, krahasuar me muajin shkurt 2024, është 105.9, derisa në periudhën janar- mars 2024, krahasuar me periudhën janar- mars 2023 ëshët 90.9.

Qarkullimi i industrisë në tregun vendas, në muajin mars 2024, krahasuar me mars 2023, është ulur për 3,4 për qind. Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në industri në tregun vendor gjatë muajit mars 2024, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie te Prodhimet intermediare përveç energjisë për 2,9 për qind, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 18,3 për qind dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 5,2 për qind, derisa rritje vërehet Prodhimet kapitale për 19,2 për qind.

Gjatë muajit mars 2024, krahasuar me muajin shkurt 2024, është 9,6 derisa në periudhën janar- mars 2024 krahasuar me periudhën janar-mars 2023, ka ulje prej 0,4 për qind.

Në tregun e jashtëm gjatë muajit mars 2024, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak është evidentuar rënie e qarkullimit në industri për 11,5 për qind. Sipas Grupeve kryesore industria shënohet rënie te Prodhimet intermediare përveç energjisë, për 10,5 për qind, Prodhimet kapitale për 13,7 për qind ,Prodhimet të qëndrueshme për konsum të gjërë për 5,0 për qind dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 5,4 për qind.

ndeksi i qarkullimit në industri në tregun e jashtëm, gjatë muajit mars 2024, krahasuar me muajin shkurt 2024, është 5,1 për qind, derisa në periudhën janar-mars 2024, krahasuar me periudhën janar-mars 2023, ka rënie prej 11,6 për qind. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR