Qarkullimi në autostradën Demir Kapi - Smokvicë prej sot vetëm përmes tunelit të majtë
- Prej sot deri më 31 maj komunikacioni në autostradën Demir Kapi - Smokvicë do të zhvillohet vetëm përmes tunelit të majtë pasi që tuneli në anën e djathtë do të rikonstruohet.
- Post By Fami Bajrami
- 08:54, 17 prill, 2025

Shkup, 17 prill 2025 (MIA) - Prej sot deri më 31 maj komunikacioni në autostradën Demir Kapi - Smokvicë do të zhvillohet vetëm përmes tunelit të majtë pasi që tuneli në anën e djathtë do të rikonstruohet.
"Sintek Inxhenering njofton se do të fillojë ndryshimi i përkohshëm i komunikacionit në autostradën A1, në segmentin rrugor Demir Kapi – Smokvicë prej 17.4.2025 deri më 31.5.2025, për shkak të rikonstruksionit të tubit të tunelit të djathtë T2. Tubacioni i djathtë i tunelit T2 është plotësisht i mbyllur për qarkullim, ndërsa komunikacioni është riorentuar plotësisht në tubin e tunelit të majtë", kumton Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM). rq/
Foto: arkivi i MIA-s