• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qarkullimi ajror do të zhvillohet rregullisht gjatë takimit të OSBE-së në Shkup, nuk priten vonesa

Qarkullimi ajror do të zhvillohet rregullisht gjatë takimit të OSBE-së në Shkup, nuk priten vonesa

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) - Qarkullimi ajror në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, gjatë mbajtjes së Këshillit të 30-të ministror të OSBE-së në Shkup, sot, nesër (30 nëntor) dhe pasnesër (1 dhjetor) do të zhvillohet rregullisht, informojnë nga TAV Maqedoni. Edhe nga Navigacioni i Maqedonisë M-NAV, ofruesi kombëtar i shërbimit të navigacionit ajror, nuk pret ndonjë vonesë në linjat ajrore të rregullta apo ato të paralajmëruara shtesë për takimin ministror të OSBE-së.

Авиокомпанијата Изиџет (еasyJet) од 1 ноември влегува на македонскиот авијациски пазар со авиолинија од Женева до Скопје, три пати неделно, секој понеделник, четврток и петок.  Од ТАВ Македон

TAV u bën apel udhëtarëve që të ndjekin udhëzimet dhe njoftimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me regjimin e qarkullimit nëpër qytet për të mbërritur në kohë në aeroport.

"TAV Maqedoni njofton se qarkullimi ajror në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit në ditët në vijim - 29 nëntor, 30 nëntor dhe 1 dhjetor, gjatë Këshillit të 30-të ministror të OSBE-së në Shkup, do të zhvillohet rregullisht, por në të njëjtën kohë u bën apel udhëtarëve që t'i ndjekin udhëzimet dhe njoftimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me regjimin e komunikacionit në Qytetin e Shkupit, për të arritur me kohë në fluturimet e tyre, gjegjësisht në aeroport", thonë nga TAV Maqedoni.

Преку 11 милиони евра инвестираме во модернизација на навигацискиот систем во М-НАВ, се со цел да овозможиме поефикасно работење на Контролата на летање и за поефикасен авиосообраќај во земја

Nga ana tjetër, M-NAV në një deklaratë për MIA-n theksoi se sipas kapaciteteve të publikuara dhe potencialit njerëzor në dispozicion, nuk presin vonesa në linjat e rregullta ajrore apo fluturime të paralajmëruara shtesë lidhur me Takimin ministror të OSBE-së.

"Të gjithë aeroplanët do të shërbehen në mënyrë efikase dhe të sigurt sipas nevojave", njofton M-NAV. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR