• e premte, 20 dhjetor 2024

Qëndrimi i kryeministrit Mickoski për Behtel dhe Enka është i njejtë, por thotë se si politikan i përgjegjshëm nuk do të bëjë asnjë hap prapa

Qëndrimi i kryeministrit Mickoski për Behtel dhe Enka është i njejtë, por thotë se si politikan i përgjegjshëm nuk do të bëjë asnjë hap prapa

Shkup, 19 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot tha se qëndrimi i tij për marrëveshjen me "Behtel dhe Enka" në lidhje me Korridorin 8 nuk ka ndryshuar, por si politikan i përgjegjshëm nuk do të lejojë të shkojë një hap prapa nga ajo që është nisur. 

"Qëndrimi im në lidhje me atë korridor dhe atë marrëveshje nuk ka ndryshuar. Edhe sot e kësaj dite them të njëjtën gjë. Por, si politikan i përgjegjshëm, nuk do të lejoj të bëj një hap prapa nga ajo që ka filluar, sepse në atë mënyrë përveç 350 milionë eurove që tashmë janë paguar nga qeveria e kaluar si avans, nuk është bërë asgjë. Duke pasur parasysh atë marrëveshje kriminale dhe antishtetërore, do të përfundojmë në arbitrazh, të cilin me siguri do ta humbasim dhe kështu do të paguajmë të paktën 350 milionë dollarë të tjera dhe do të arrijmë në një shifër nga 700 deri në një miliard dhe nuk do të kemi asnjë kilometër autostradë", tha  Mickoski.

Kryeministri theksoi se ai dhe Qeveria e tij kanë vendosur t'i përveshin mëngët dhe të punojnë. Paratë e qytetarëve, shtoi Mickoski, të investohen në arsim etj.

"Këtu do t'ju jap një shembull, të themi se përfundon arbitrazhi dhe për shkak të një sjelljeje të tillë të papërgjegjshme të pushtetit të kaluar tani ju qytetarët do të paguani 450 milionë dollarë fitim të humbur. Ai arbitrazh ka përfunduar. Nuk do të sillem kështu derisa jam kryeministër. Edhe pse qëndrimi është i njejtë. Por çështja është nëse do të jem i papërgjegjshëm ose i përgjegjshëm. Papërgjegjësia do të thotë më pak për ju, ndërsa më shumë për ato kompani të cilat për fat të keq kishin punë me politikanë joadekuat dhe të papërgjegjshëm", tha Mickoski. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR