• e premte, 05 dhjetor 2025

Pyetje deputetësh në Kuvend

Pyetje deputetësh në Kuvend

Shkup, 26 qershor 2025 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e 57-të ku si pikë e vetme të rendit të ditës janë pyetjet e deputetëve.

Zakonisht, seanca të tilla plenare mbahen çdo të enjte gjatë fundit të muajit.

Në seancën e fundit për pyetje deputetësh të mbajtur në maj, deputeti i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Fatmir Bytyqi dhe deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snop[e i bënë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi të reagojë ndaj mungesës së disa ministrave në seancë, duke theksuar se kjo përsëritet për disa seanca me radhë ku duhet t'u drejtohen pyetje anëtarëve të pushtetit ekzekutiv.

Gashi e mbështeti këtë reagim dhe dërgoi porosi deri te anëtarët e Qeverisë që të shënojnë në kalendarët e tyre se çdo të enjte gjatë fundit të muajit të vijnë në Kuvend për t'iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR