• e diel, 22 dhjetor 2024

Putini paralajmëroi vizitë në Kinë në maj

Putini paralajmëroi vizitë në Kinë në maj

Moskë, 25 prill 2024 (MIA) - Presidenti rus, Vladimir Putin sot deklaroi se planifikon ta vizitojë Kinën në maj, transmetojnë agjencitë e huaja. 

Udhëtimi sipas gjitha gjasave do të jetë vizita e parë jashtë vendit në mandatin e tij të ri gjashtëvjeçar pas zgjedhjeve në mars. Ai për herë të fundit e vizitoi Kinën në tetor të vitit 2023. 

Putini nënshkroi marrëveshje për partneritet "pa kufij" me presidentin kinez Si Xhinping në shkurt të vitit 2022, më pak se tri javë para se të dërgojë ushtarë në Ukrainë. 

Siç bëjnë të ditur agjencitë, lidhjet diplomatike dhe tregtare me Pekinin u bënë edhe më të rëndësishme për Moskën sepse forcat perëndimore e goditën me valë të njëpanjëshme të sanksioneve nga fillimi i luftës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR