• e enjte, 26 shtator 2024

Putin: Industria ruse e dronëve së shpejti mund të rritet në 12 miliardë dollarë

Putin: Industria ruse e dronëve së shpejti mund të rritet në 12 miliardë dollarë

Moskë, 28 prill 2023 (MIA) - Industria ruse e dronëve së shpejti mund të vlejë më shumë se 12 miliardë dollarë pasi të zbatohet plani për rritjen e prodhimtarisë, tha presidenti rus Vlladimir Putin.

Kah fundi i vitit të kaluar, Putin tha se Rusia duhet ta rrisë prodhimtarinë e saj të dronëve (UAV) dhe të krijojë infrastrukturë për përdorimin e tyre të gjerë ushtarak dhe civil.

Së bashku me menaxherët nga fusha e prodhimtarisë së dronëve, Putin dje i shqyrtoi shifrat aktuale dhe u pajtuan se me punë aktive nga të gjithë, duke e përfshirë edhe vendin, mund të arrihet  qëllimi i vendosur.

Vitin e kaluar presidenti rus urdhëroi që të zhvillohet strategjia për zhvillim të dronëve deri në vitin 2030. Sipas paralajmërimeve të zëvendëskryeministrit të parë Andrej Bellousov, ai plan duhet të jetë gati deri më 1 korrik, ndërsa sipas vlerësimeve Rusia deri në fund të vitit 2026 duhet të prodhojë 18 mijë dronë në vit.

Putin, i cili e dha deklaratën pas shetitjes në parkun industrial në Moskë në mënyrë speciale të disenjuar për prodhimtarinë e dronëve, konfirmoi se këto fluturake mund të shfrytëzohen pothuajse në çdo pjesë të ekonomisë.

Edhe pse Rusia tashmë prodhon dronë të shumtë, ato nuk janë shumë të avancuar, prandaj Moska në agresionin e saj ndaj Ukrainës shfrytëzon kryesisht dronë iranian Shahed, përkujtojnë mediat britanike. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR