Putin e ftoi Vuçiqin të vizitojë Moskën
- Presidenti rus Vladimir Putin ka ftuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq të vizitojë Moskën, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Beograd, 18 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin ka ftuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq të vizitojë Moskën, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Siç kumtoi shërbimi publik RTS, ftesa është dërguar me rastin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore, e cila përfundon më 9 maj 2025.
"Ju ftoj të merrni pjesë në festimet me rastin e 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike, që do të mbahet në Moskë më 9 maj 2025, thuhet në ftesën e Putinit drejtuar Vuçiqit.
Siç shtohet, kjo datë më e rëndësishme simbolizon fundin e luftës më të tmerrshme në historinë e njerëzimit.
"Ne i kushtojmë respekt të thellë heroizmit të baballarëve dhe gjyshërve tanë dhe përulim kokën para viktimave të shumta të nazizmit. Jam i bindur se ruajtja e kujtimit të Fitores së Madhe do të forcojë vendosmërinë e përbashkët për të kundërshtuar çdo manifestim të neonazizmit dhe për të rritur bashkëpunimin konstruktiv për të garantuar paqen dhe sigurinë e planetit. Sinqerisht do të jem i lumtur t'ju shoh në Moskë, ka shkruar Putin në ftesën drejtuar presidentit Vuçiq. ls/