• e hënë, 09 shtator 2024

Pushteti dhe opozitës me qëndrime të ndryshme rreth takimit të liderëve

Pushteti dhe opozitës me qëndrime të ndryshme rreth takimit të liderëve

Shkup, 8 tetor 2023 (MIA) - Pushteti dhe opozita mbeten në qëndrimet e veta rreth mundësisë për mbajtje të takimit të liderëve. VMRO-DPMNE insiston për një takim të tillë sepse sipas kësaj partie vendo ndodhet para dy proceseve kyçe dhe nëse nuk bisedohet për të, është e mundur kriza kushtetuese, përderisa nga LSDM konsiderojnë se nuk ka bazë për mbajtje të një takimi të tillë në të cilën do të dakordohej për diçka jashtë procedurave ligjore.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje në deklaratë për mediumet tha se nuk mund të bëhen takime të liderëve në të cilat do të biseodhet për zgjidhje që nuk janë harmonizuar me asnjë ligj. Theksoi se mbetet e hapur oferta e dhënë në takimin e fundit të liderëve.

Prime Minister Dimitar Kovachevski said Saturday that the presidential and parliamentary elections will be held in the regular slot, but options are still on the table if the constitutional a

"Ne nuk mund të substituojmë institucione, do të thotë ta heqim Parlamentin, të heqim parti politike dhe të bëjmë takime liderësh në të cilat do të bisedohet për zgjidhje të cilat nuk janë[ harmonizuar me asnjë ligj. Por duke pasur parasysh atë se kishim tkaim të liderëve në të cilin si kryetar i LSDM-së i ofrova kryetarit të VMRO-DPMNE-së zgjidhje - të hënën t'i votojmë ndryshimet kushtetuese, ditën e njejtë ta shpërndajmë Kuvendin dhe të shkojmë në zgjedhje. Ose nëse dëshirojnë t'i hapim ndryshimet kushtetuese, të hyjnë në Qeveri në bazë pariteti përkatësisht 50 për qind nga ministritë, t'i mbyllim proceset e skriningut dhe të ndryshimeve kushtetuese, t'i hapim kapitujt, të mbyllim një apo dy kapituj, në çka jam i bindur se mund t abëjmë deri në shkurt, dhe më pas të shkojmë në zgjedhje presidenciale dhe parlamentare. Këto janë opsione që qëndrojnë në tryezë", tha Kovaçevski.

Тврдам дека нема да има предвремени парламентарни избори, изјави денеска премиерот и лидер на СДСМ Зоран Заев. 

Sipas Kovaçevskit, zgjehdjet presidenciale dhe parlamentare do të mbahen në terminin e ligjshëm, përkatësisht në pajtim me afatet ligjore, vendi më 12 maj të vitit të ardhshëm duhet të ketë president të ri, ndërsa më 15 korrik përbërje të re parlamentare.

Nga ana tjetër, sipas liderit të opozitës, Hristian Mickoski, i cili inicon takim të tillë, është e domosdoshme që ai të mbahet, sepse shteti ndodhet para dy proceseve të rëndësishme zgjehdore vitin e ardhshëm. Ai dje në deklaratë për meidumet tha se një takim të tillë mund të tthërrasë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

VMRO-DPMNE leader Hristijan Mickoski said it was time for a leaders' meeting, which could also be initiated by Parliament Speaker Talat Xhaferi, otherwise he noted a constitutional crisis is

"Vlerësoj se disa muaj para zgjehdjeve është mirë të ulemi në takim liderësh ku do të ketë përfaqësues të Qeverisë, përfaqësues të opozitës. Le të jetë organiozues Talat Xhaferi, le të jetë në Parlament. Dhe atje do të vioj të bisedojmë për datat e mundshme për zgjehdje, spese, ndërkohë, të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi dy festa të mëdha fetare siç janë Ramazani dhe pashkët, kështu që duhet ta përgatisim ambientin për të pasur proces të drejtë zgjedhor", tha Mickoski. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR