• e mërkurë, 10 dhjetor 2025

Pushim në seancën plenare për buxhetin për vitin 2026 për shkak të Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit

Pushim në seancën plenare për buxhetin për vitin 2026 për shkak të Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit

Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) – Seanca plenare në rend dite të të cilës është Propozim – buxheti i plotësuar për vitin 2026 pas ekspozesë së ministres së Financave është ndërprerë me kërkesë të deputetit të partisë E majta, Borisav Kërmov. Ai kërkoi edhe një orë pushim që të munden deputetët të marrin pjesë në mbledhjen Komisionit të Përhershëm Anketues në të cilën duhet të shqyrtohet parashtresa nga familjet e të vdekurve në zjarrin në Koçan. 

“Në orën 12 është caktuar shqyrtimi i parashtresës nga shoqata ’16 marsi’. Ajo është shoqata e prindërve të të vdekurve nga zjarri në Koçan. Kemi pesë ditë debat për buxhetin, mendoj se atë proces nuk do ta ndërpremë aspak. Kërkoj një orë pushim që të kemi përkushtim më të madh në Komision”, tha Kërmov. 

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dha një orë pushim, por paralajmëroi se pushimi do të jetë më i gjatë, ndërsa për vazhdimin e seancës deputetët do të njoftohen përmes SMS porosisë. 

Pas ekspozesë së ministres së Financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska, qëndrimin e tij e dha zëvendës avokati i popullit i cili theksoi se nga buxheti i Avokatit të Popullit janë shkurtuar 25 milionë denarë prej të cilave pjesa më e madhe kanë të bëjnë për paga, pajisje teknike dhe qira të cilat i paguajnë zyrat qendrore dhe rajonale. Shkurtim, siç theksoi, ka edhe në pjesën e dedikuar për përmbushjen e detyrimeve nga marrëveshja kolektive. 

Për Propozim-buxhetin e plotësuar nuk u deklaruan nga Këshilli Gjyqësor i Buxhetit dhe nga Prokuroria Shtetërore Publike sepse nuk pati përfaqësues të tyre në seancë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR