• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Punonjësit nga "Higjiena komunale" NPK Tetovë filluan grevën shkaku i vonesave të pagave

Punonjësit nga

Tetovë, 28 nëntor 2023 (MIA)- Punonjësit në Ndërmarrjen Publike Komunale "Tetovë"- njësia punëtore "Higjiena Komunale" sot filluan grevë për shkak të pagave të papaguara dhe mospasjes së sigurimit shëndetësorë. Punonjësit e ndërrimit të parë, si dhe një pjesë e ndërrimeve tjera janë takuar para hapësirave të "Higjienës Komunale" dhe nuk kanë dalë në terren për t'i mbledhur mbeturinat nëpër kontejnerë.

"U mblodhëm sot për shkak të vonesës së pagave dhe nuk kemi sigurim shëndetësor. Para 40 ditëve kemi marrë pagë dhe na mungojnë gjithsej tre ose katër paga, varësisht nga punëtori. Sigurim shëndetësor nuk kemi tashmë katër, pesë muaj, shkojmë privat, kush ka para do të mjekohet, kush nuk ka asgjë. Derisa nuk jepen rroga nuk do të punohet", deklaroi punëtori Koço Tërpevski.

Punonjësit janë të revoltuar dhe thonë se nuk do i mbledhin plehrat, pavarësisht sa do mblidhen.

"Të lëshohen pagat, tre paga kemi vonesë, nëse nuk lëshojnë rrogat nuk do dalim në terren. Do të qëndrojmë edhe ne tre muaj, pesë muaj. Nuk është kjo hera e parë. Çdo muaj marrim hua. Ka përmbi 120 punëtorë. Nëse nuk ka rroga nuk ka mbledhje të bërllokut, le të ndodhë çfarë të ndodhë, deri në qiell le të mblidhen plehrat. Çdo muaj kështu. Vetëm në Tetovë është kështu. Shko në Gostivar, Strugë, ku të duash, kanë paga, vetëm tek ne nuk ka para. Si mundet kjo", thotë Nusret Bajrami.

Në fillim të nëntorit komuna e Tetovës nënshkroi marrëveshje me përfaqësues të kompanisë sllovene nga grupacioni Saubermaher për partneritet privato- publik me të cilën kompanisë i caktohet administrim me mbeturinat. Sipas paralajmërimeve nga komuna marrja e Higjienës komunale duhet të jetë nga 1 janari i vitit 2024.

"Nga tani Tetova ka një problem më pak", pati thënë Bilall Kasami pas nënshkrimit.

Përfaqësuesit e grupacionit Saubermaher theksuan se kanë përafërsisht tre dekada përvojë në menaxhimin me mbeturinat në njëzet qytete në më shumë vende. Punonjësit do të jenë nën udhëheqje nga kompania e tyre. ss/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR