• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Punëtori dyditore mbi Sfidat e ekonomisë vendore që nga vendosja e reformës tatimore

Punëtori dyditore mbi Sfidat e ekonomisë vendore që nga vendosja e reformës tatimore

Shkup, 22 mars 2023 (MIA)- Kryetari dhe anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet marrin pjesë në punëtorinë dyditore të mbështetur nga Fondacioni Vestminster për demokraci ku diskutohen Sfidat për ekonominë vendore që nga futja e reformës tatimore.

"Qëllimi i punëtorisë është shkëmbimi i mendimeve dhe qëndrimeve në lidhje me strategjinë për reformat e sistemit tatimor, qëllimet dhe prioritetet e reformës, futjen e tatimeve të reja, zgjerimin e bazës tatimore dhe përmirësimin e efikasitetit të sistemit tatimor", informojnë nga Pres shërbimi i Kuvendit.

Në fjalimet e tyre, deputetët theksuan se është e nevojshme të sigurohet sistemi tatimor i drejtë, efikas dhe modern që do të kontribuojë në uljen e evazionit fiskal dhe ekonomisë joformale, drejtësi në tatimimin dhe efikasitet më të madh në mbledhjen e të ardhurave nga administrata tatimore. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR