• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Punësime të gjelbra për tranzicion nga kafeja linjite në ekonomi të gjelbër

Punësime të gjelbra për tranzicion nga kafeja linjite në ekonomi të gjelbër

Manastir, 22 prill 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian ka vendosur një objektiv prej 32% të konsumit të energjisë nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030. Ky tranzicion i energjisë është një sfidë që kërkon politikë të vërtetë të energjisë dhe mjete të përshtatshme investimi, dhe në këtë kuptim, Maqedonia e Veriut nuk mund të mbetet vëzhguese e këtij procesi.

Ekspertët maqedonas-grekë vlerësojnë se kalimi drejt model të ri energjetik dhe implikimet që do t'i ketë mbi ekonominë mund të zgjidhen dhe tejkalohen më lehtë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me fqinjët, në këtë rast me qytetet Manastir, Prilep, Lerin, Kozhani dhe kjo ishte baza për bashkëpunim të drejtpërdrejtë ndërmjet profesorëve nga Akademia e Biznesit Smilevski-BAS, Oda Rajonale Ekonomike me qendër në Manastir, Universiteti i Kozhanit dhe Qendra për hulumtime dhe teknologji-Helas.

Me kolegët nga Greqia, vendosëm të bashkëpunojmë në projektin “Stimulimi i punësimeve të gjelbra: Pikat kyçe për arsimin ndërkufitar dhe inovacione teknologjike”. Projekti ka për qëllim të ndihmojë rajonet pjesëmarrëse, të lëvizin nga qasja aktuale e ulët ekonomike “kafe” me punë me cilësi të ulët, nivel të ulët të mbrojtjes së mjedisit dhe aftësi të ulëta joadekuate, drejt një ekonomie të gjelbër të qëndrueshme, aftësi të përshtatshme të nivelit të lartë, produktivitet të lartë, nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit. Duke përdorur metoda inovative arsimore dhe trajnuese, projekti siguroi njohuri tematike dhe procedurale për të përmirësuar qëndrimin e popullatës lokale ndaj natyrës dhe për të zhvilluar kapitalin njerëzor në rajonin ndërkufitar për zgjidhjet më bashkëkohore energjetike", shprehet profesor Toni Soklevski, menaxher i projektit në Akademinë e Biznesit Smilevski -BAS.

Tranzicioni, nga prodhimi i energjisë elektrike me nivel të lartë karboni drejt prodhimit me nivel të ulët karboni për të dyja vendet, do të sjellë ndryshime të qëndrueshme strukturore në kuadër të profesioneve dhe në kuadër të profileve të vendeve të punës. Tranzicioni do të ketë gjithashtu implikime të thella për ciklin jetësor të shkathtësive, si dhe për nevojat e trainimit të të punësuarve të ardhshëm, theksojnë ekspertët maqedonaso-grekë.

"Popullarizimi i “gjelbërimit” të punësimeve dhe strategjive të shkathtësive, kërkon partneritete të forta midis organizatave publike, private dhe jofitimprurëse për të maksimizuar inovacionet dhe për të mundësuar menaxhimin e papenguar me ndryshimet në tregun e punës nga energjia ngjyrë “kafe” në atë të gjelbër dhe punësim të gjelbër. Në këtë kontekst, ne u përqendruam në programet e arsimit dhe trajnimit, që do t 'u mundësojnë të diplomuarve të arsimuar dhe punëdhënësve të ardhshëm të zhvillojnë të menduarit e nevojshëm, si dhe shkathtësitë e nevojshme për kalimin në model të gjelbër ekonomik dhe modelet e punësimit dhe zhvillimit të shkathtësive të gjelbra të domosdoshme për tranzicionin e rajoneve në shekullin 21, sqaroi profesori Soklevski.

Anastasios Simplinas, një ekspert nga Qendra për hulumtime dhe teknologji-Helas, shprehet se përmes projektit evropian GEMS, duan të përballen drejtpërdrejt me sfidat në rajonet tona, njerëzit të lëvizin përpara nga ekonomia aktuale me bazë linjiti në një ekonomi me nivel të lartë qëndrueshmërie të gjelbër dhe veçanërisht duan t'u ndihmojnë fëmijëve.

Për një ekonomi shumë të qëndrueshme të ashtuquajtur të gjelbër, njerëzit nga të dy rajonet duhet t'u mundësohen shkathtësi të zhvilluara për produktivitet të lartë dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, dhe prandaj ne i ndihmojmë ata të marrin kualifikime shtesë dhe rikualifikime cilësore. Ekonomia e gjelbër është në rritje të shpejtë dhe ofron shumë mundësi për ata që do të kenë punë në atë fushë, e përmes projektit tonë ne po mësojmë për energjinë e ripërtëritshme , agrokulturën e qëndrueshme... Ekonomia e gjelbër ofron shumë mundësi për ata që janë të gatshëm të mësojnë dhe punojnë shumë sepse ekonomia e gjelbër gjithashtu ofron potencial për punë me pagë të lartë dhe përparim në karrierë", theksoi Simplinasi, një inxhinier elektrik në Qendrën për hulumtim dhe teknologji - Helas.

Dihet se zona ndërkufitare është e përfshirë nga papunësia dhe kriza e thellë dhe afatgjate ekonomike. Përveç kësaj, megjithëse prodhon shkencëtarë të arsimuar, mungesa e punës dhe karrierës i detyron ata të migrojnë larg rajonit. “Është detyra jonë të punojmë që të rinjtë të qëndrojnë këtu”, shprehet Aleksandros Vidouris, konsull i përgjithshëm i Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

"Projekti është i orientuar drejt të rinjve. Në komunat në të dyja anët e kufirit, të rinjtë janë më të avancuar se ne, se brezit ynë, dhe kjo është arsyeja pse brezi ynë gjënë e vetme që mund të bëjë është që të mbështesë përpjekjet e tyre. Krijimi i pikave të përbashkëta inovative dhe edukative mundëson takime të përbashkëta, shoqërim për t 'u afruar, për të shkëmbyer përvoja dhe për të formuar sinergji për përparim të përbashkët", shprehet konsulli grek Viduris.

"Përkushtimi për ekonominë e gjelbër dhe punësimin e gjelbër në rajonin e Pellagonisë është konfirmuar nga Oda Ekonomike Rajonale në radhët e së cilës e dinë se vendit i është dhënë një kusht deri në vitin 2025 të mbylljen "REK Bitolla" dhe "REK Osllomej" dhe për këtë arsye kompanitë po vendosin intensivisht për burimet e ripërtëritshme të energjisë", konfirmoi Mirko Vellkovski, kryetar i Odës Ekonomike Rajonale me seli në Manastir.

Kryetarët e komunave Manastir dhe Prilep, Toni Konjanovski dhe Borçe Jovçeski, nga ana tjetër, njëzëri thonë se çmimet e energjisë elektrike ishin arsyeja e kaosit për të dalë me sigurimin e burimeve alternative të energjisë së ripërtëritshme , të gjelbër dhe në këtë kuptim projekti maqedono-grek është punë e qëlluar.

Projekti “Stimulim i punësimeve të gjelbra: Pikat kyçe për inovacione arsimor dhe teknologjik ndërkufitare” është mbështetur nga ministritë e Vetëqeverisjes Lokale dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe sipas tyre lufta për burime të ripërtëritshme të energjisë është ndërkombëtare dhe nuk njeh kufij.

"Projekti është në fazën përfundimtare, ndërsa rezultatet janë të përfshira në strategjinë rajonale për tranzicion drejt ekonomisë së gjelbër dhe punësimeve të gjelbra, janë përpiluar 10 strategji të kompanive dhe sistematizime që përmbajnë punësime të gjelbra, kemi siguruar 10 startup-e që do të mbështeten nga inkubatori i biznesit BAS, kemi 10 plane veprimi për ekonomistë nga rajoni i Pellagonisë, 15 aplikime për IPARD dhe FITR, ndërsa do të vendosim central fotovoltaik diellor, biçikleta elektrike me pika karikimi në qytet dhe së paku 1,000 përdorues, me çka që do të nxitet rëndësia e respektimit të mjedisit jetësor, për nocionet punësime të gjelbra dhe ekonomi të gjelbër", bëri të ditur profesori Dr. Toni Soklevski.

Ndërkohë, qëllimet e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane janë gjithnjë e më të arritshme dhe më të qarta, që e pranoi edhe Republika e Maqedonisë së Veriut dhe me të cilën përballja me sfidat klimatike cila duhet të ushtrohet më fuqishëm sepse afatet për zëvendësimin e karburanteve fosile me burime të ripërtëritshme të energjisë në ekonominë dhe ekonominë e Maqedonisë janë më të shkurtra.

Marjan Tanushevski

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR