• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Pullë postare dhe llogo e Gjykatës Kushtetuese me rastin e 60-vjetorit të ekzistimit

Pullë postare dhe llogo e Gjykatës Kushtetuese me rastin e 60-vjetorit të ekzistimit

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - SHA "Posta" prej sot e lëshon në qarkullim pullën postare "60 vjetori i Gjykatës Kushtetuese të Repubblikës së Maqedonisë së Veriut". Pulla është përgatitur posaçërisht me rastin e jubileut të ekzistimit të Gjykatës Kushtetuese, e shtypur në tirazh prej 6.000 ekzemplarëve dhe është me vlerë nominale prej 36 denarë, ndërsa dizajner është Stojançe Veliçkovski. 

Përveç pullës, për herë të parë pas gjashë dekadave, Gjykata do të ketë edhe llogon e saj - shenjë që do të përdoret në të gjitha memorandumet dhe letrat të cilat do të dërgohen nga ky institucion. 

null

Lëshimin e pullës e përfshëndeti drejtori i SHA "Posta", Idriz Istrefi. 

"Ne në Postë dimë të themi se pullat postare janë vepra të vogla artistike, pjesë e historisë, por edhe një copë letër e cila e shënon vlerën e tarifës postare të paguar", tha Istrefi. 

Dizajneri Stojançe Veliçkovski theksoi se ka nder dhe sfidë të veçantë që ta krijojë pullën për jubileun e Gjykatës Kushtetuese. Ai shfaqi shpresë se e ka arsyetuar besimin. 

null

Me rastin e jubileut të 60-të, Gjykata Kushtetuese do të organizojë edhe aksion për dhurimin e gjakut, do të nënshkrujë memorandum për bashkëpunim me organizata vendore, por edhe do të ribrendohet me ueb faqe te re në të cilën, siç tha kryetarja e kësaj gjykate Dobrilla Kacarska, tashmë po punohet. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR