• e premte, 22 nëntor 2024

Publikohen rezultatet e konkursit të MASH-it për këngën më të mirë të nxënësve

Publikohen rezultatet e konkursit të MASH-it për këngën më të mirë të nxënësve

Shkup, 21 mars 2024 (MIA) - Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli sot rezultatet e konkursit të dedikuar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për përzgjedhjen e këngës më të mirë, që në bashkëpunim me festivalin e poezisë  “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, u publikua muajin e kaluar.

MASH-i dhe festivali i poezisë "Mbrëmjet Strugane të Poezisë" shprehin mirënjohjen për të gjithë pjesëmarrësit e konkursit dhe përgëzojnë fituesit.

 "Numri i veprave personale të paraqitura, tregoi se të rinjtë kanë një interes të madh për të krijuar, gjegjësisht të shprehen nëpërmjet kësaj forme letrare. Popullarizimi i poezisë si formë letrare dhe shprehje më e lartë gjuhësore është një nga qëllimet drejt të cilit janë drejtuar përpjekjet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në periudhën aktuale. Duke nxitur të rinjtë të lexojnë dhe të krijojnë vepra letrare personale, inkurajohet imagjinata e tyre, por edhe kreativiteti si karakteristikë bazë që kontribuon në rezultate pozitive dhe prosperitet personal", njoftoi MASH-i. 

 Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Poezisë, gjatë këtij muaji, gjatë mësimit të gjuhës amtare, në shkolla u mbajt edhe një orë e veçantë kushtuar festivalit të poezisë. qa

Arkivi i MIA-së

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR