• e premte, 05 dhjetor 2025

PTHP: Hetim për aksident komunikacioni me pasojë vdekje në Shkup

PTHP: Hetim për aksident komunikacioni me pasojë vdekje në Shkup

Shkup, 4 nëntor 2025 (MIA) – Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup mori Vendim për zbatimin e procedurës hetuese kundër një personi për shkak të dyshimeve për vepra të rënda të kryera kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 i Kodit Penal. 

Siç informon PTHP, më 3 nëntor, duke drejtuar automobilin “folsfagen pasat” në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup, ai nuk i ka respektuar rregullat dhe e ka rrezikuar komunikacionin publik. Automobilin e ka drejtuar me shpejtësi të papërshtatshme dhe për këtë arsye nuk ka mundur të ndalet me kohë në rast nevoje ose pengese. 

“Duke mbërritur në vendkalimin për këmbësorë në udhëkryqin me rrugën ‘Lazar Liçenoski’, i dyshuari 37-vjeçar e goditi pjesën e përparme të automjetit të tij me një biçikletë të drejtuar nga tani i ndjeri Jorgo Quka, i cili po ecte në vendkalimin e shënuar për këmbësorë. Viktima pësoi lëndime të rënda trupore dhe vdiq nga goditja”, njoftoi PTHP.

Prokurori kompetent publik vendosi të dorëzojë në Gjykatë propozim për përcaktimin e masave të kujdesit – marrjen e pasaportës së Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë nga i dyshuari i cili ka shtetësi të dyfishtë, marrjen e patentë shoferit, ndalesë për tu larguar nga adresa e banimit dhe detyrim që të paraqitet kohë pas kohe në organin shtetëror kompetent. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR