• e hënë, 23 dhjetor 2024

PTHP: Arrest shtëpiak edhe për një person tjetër për ndërhyrjen në M-NAV

PTHP: Arrest shtëpiak edhe për një person tjetër për ndërhyrjen në M-NAV

Shkup, 13 janar 2024 (MIA) - Gjykata Themelore Penale- Shkup ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për personin e dyshuar për veprën penale - Rrezikim i sigurisë së komunikacionit ajror i cili për disa ditë nuk ka qenë i kapshëm për organet e përndjekjes, ndërsa dje është privuar nga liria në vendkalimin kufitar, kumtoi sot Prokuroria Publike.

Prokuroria Themelore Publike- Shkup, siç informojnë nga atje do të paraqesë ankesë ndaj një vendimi të këtillë.

Dje, prokurori publik është informuar nga MPB-ja se është gjetur dhe privuar nga liria edhe njëri nga personat e përfshirë me urdhër hetimor për ndërhyrjen në M-NAV.

Ditë më parë për ndërhyrjen në M-NAV arrest shtëpiak është caktuar për katër persona mes të cilëve edhe për Bekim Nezirin, këshilltar në M-NAV dhe zyrtar i BDI-së. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR