• e hënë, 23 dhjetor 2024

PSZH-ja mund të përjashtohet nga Liga e kampionëve

PSZH-ja mund të përjashtohet nga Liga e kampionëve

Paris, 20 gusht 2024 (MIA) - Pari Sen-Zhermeni mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve për mospagesën e borxheve ndaj ish lojtarit Kilian Mbape. 

Sipas "Le Mond", futbollisti ka paraqitur ankesë pranë Ligës së futbollit profesional francez (LFP) dhe Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) për shkak të mospagimit të borxhit prej 55 milionë euro ndaj tij.

Nëse klubi shpallet fajtor, LFP mund të vendosë ndalesë transferimi për klubin dhe t'ia marrë licencën e UEFA-s duke çuar në përjashtimin nga Liga e kampionëve.

Mbape ka luajtur për PSZH-në që nga viti 2017. Së bashku me klubin, ai u bë gjashtë herë kampion i Francës, katër herë fitoi Kupën kombëtare, tre herë Superkupën dhe dy herë fitoi Kupën e ligës së Francës. Këtë verë ai u transferua në Real Madrid. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR