PSZH pa Donarumën në startin e Ligës së kampionëve kundër Zhironës
- Portieri i PSZH-së, Xhanluigji Donaruma do të mungojë në ndeshjen e parë të sezonit në Ligën e kampionëve kundër Zhironës për shkak të lëndimit.
- Post By Fami Bajrami
- 09:42, 16 shtator, 2024

Paris, 16 shtator 2024 (MIA) – Portieri i PSZH-së, Xhanluigji Donaruma do të mungojë në ndeshjen e parë të sezonit në Ligën e kampionëve kundër Zhironës për shkak të lëndimit.
Siç kumton klubi nga Parisi, portieri Donaruma ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë në ndeshjen e ligës kundër Brestit (3:1), të shtunën mbrëma.
PSZH bëri të ditur se portieri italian do të jetë jashtë fushës për një javë.
Në mungesë të tij, shansin mund të ketë portieri rus 25-vjeçar Matvej Safonov.
Sezonin e ri në Ligën e kampionëve, skuadra franceze do ta nisë të mërkurën në orën 21 me duelin në shtëpi kundër Zhironës së Spanjës.
FOTO: X