• e premte, 05 dhjetor 2025

PSZH mposhtet nga Botafogo, Atletiko mposht Sietlin

PSZH mposhtet nga Botafogo, Atletiko mposht Sietlin

Pasadena, 20 qershor 2024 (Beta) - Futbollistët e Botafogos mbrëmë në Pasadena triumfuan ndaj kampionëve të Evropës, PSZH me rezultatin 1-0, në  ndeshjen nga raundi i dytë i Grupit B të Kupës së Botës për Klube.

Goli i fitores për ekipin brazilian u shënua nga Igor Zhesus në minutën e 36-të.

Në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Grupit B, Atletiko Madrid mposhti Sietlin me rezultatin 3:1.

Pablo Barrios i dha epërsinë Atletikos në minutën e 11-të, ndërsa Aksel Vitsel e zgjeroi epërsinë në minutën e 47-të. Goli i vetëm i Sietlit u shënua nga Albert Rusnak në minutën e 50-të, ndërsa pesë minuta më vonë Barrios krijoi rezultatin përfundimtar me golin e tij të dytë në ndeshje.

Pas dy raundeve në Grupin B, Botafogo është e para në tabelë me gjashtë pikë, Pari Sen Zhermen është e dyta me tre pikë, aq sa mblodhi Atletiko Madrid në vendin e tretë, ndërsa Sietël është në vendin e fundit pa asnjë pikë të fituar. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR