PSZH dhe Benfika kanë rënë dakord për transferimin e Neveshit
- Pari Sen Zherman dhe Benfika kanë rënë dakord për transferimin e Zhoao Nevesh, shkruan gazeta "L'Ekip", duke theksuar se kampioni i Francës do të paguajë 70 milionë euro me bonuse për shërbimet e futbollistit portugez.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:00, 1 gusht, 2024

Paris, 1 gusht 2024 (MIA) - Pari Sen Zherman dhe Benfika kanë rënë dakord për transferimin e Zhoao Nevesh, shkruan gazeta "L'Ekip", duke theksuar se kampioni i Francës do të paguajë 70 milionë euro me bonuse për shërbimet e futbollistit portugez.
Sipas të njëjtit burim, Neveshi në ditët në vijom duhet edhe zyrtarisht të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me klubin nga Parisi..
Qendërmbrojtësi Nevesh (19) ishte pjesë e kombëtares portugeze që luajti në Euro 2024.
Në fanellën e Benefikës luajti 50 ndeshje, duke shënuar katër gola
Foto: Fejsbuk