PSZH dhe Çellzi për titullin e Kampionatit Botëror të Klubeve
- – Ekipi evropian PSZH do të jetë kundërshtar i Çellzit në finalen e Kampionatit Botëror të Klubeve, i cili mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
- Post By Fitore Curri
- 08:40, 10 korrik, 2025
Nju Xhersi, 10 korrik 2025 (MIA) – Ekipi evropian PSZH do të jetë kundërshtar i Çellzit në finalen e Kampionatit Botëror të Klubeve, i cili mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ekipi francez mbrëmë e fitoi Real Madridin me rezultat 4-0 (3-0), në ndeshjen në të cilën veterani kroat Lluka Modriq për herë të fundit luajti në Klubin e mbretërve.
Golashënues i dyfishtë në triumfin e PSZH-së ishte Fabian Ruiz (minuta 6 dhe 24), ndërsa nga një shënuan Dembele (9) dhe Ramos (88).
Një ditë më parë, Çellzi e fitoi klubin brazilian Fluminense me rezultat 2-0, me golat e Zhoao Pedro.
Finalja e Kampionatit Botëror të Klubeve do të luhet të dielën me fillim në orën 21 sipas kohës së Evropës së Mesme. fc/
Foto: EPA