• e diel, 23 shkurt 2025

Protesta në rrugët e Bratislavës dhe qytetet e tjera sllovake: "Sllovakia nuk është Rusi"

Protesta në rrugët e Bratislavës dhe qytetet e tjera sllovake:

Bratislavë, 11 janar 2025 (MIA) – Mijëra njerëz dolën mbrëmë në rrugët e Bratislavës dhe qytetet e tjera përgjatë Sllovakisë që ta shprehin kundërshtimin e tyre për afrimin e Qeverisë sllovake drejtë Moskës edhe krahas pushtimit rus në Ukrainë. 

Kryeministri sllovak Robert Fico, nacionalist dhe një nga aleatët e rrallë të Kremlinit në Bashkimin Evropian, i fuqizon lidhjet me Moskën dhe e pezulloi të gjithë ndihmën ushtarake për Ukrainën pasi u kthye në pushtet në tetor të vitit 2023, bëjnë të ditur mediat franceze. 

Ai para pak kohësh e vizitoi kryeqytetin rus që të takohet me presidentin Vladimir Putin pas vendimit të Ukrainës që ta ndërpresë transitin e gazit rus përmes territorit të saj, që e furnizon Evropën përmes Sllovakisë. 

Mediat lokale informuan për protesta në dhjetëra qytete sllovake. 

Fico dje në Parlamentin sllovak tha se presidenti rus Vladimir Putin i ka premtuar gaz rus për Sllovakinë. 

Evropa vazhdon të pranojë gaz rus përmes gazsjellësit Rrjedha turke, si dhe gaz të lëngshëm që transportohet në rrugë detare. 

Fico e kërcënoi Ukrainën, pas mbylljes së gazsjellësit që kalon në territorin e saj, se në këmbim do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike për këtë vend, i cili është në luftë dhe infrastruktura energjetike e të cilit është cak i bombardimeve ruse, si dhe ndihmat humanitare. Ai gjithashtu kërcënoi se do të ndërpresë ndihmën për refugjatët ukrainas të luftës në territorin e Sllovakisë. fc/

Fotografia: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR