• e hënë, 23 dhjetor 2024

Protesta e të punësuarve në MIA është ndërprerë në pritje të përmbushjes së premtimit të kryeministrit Kovaçevski

Protesta e të punësuarve në MIA është ndërprerë në pritje të përmbushjes së premtimit të kryeministrit Kovaçevski

Shkup, 8 gusht 2023 (MIA) - Të punësuarit në Agjencinë informative mediatike - MIA, organizuar nga sindikata reprezentative e Agjencisë SMIA dhe SPGPM presin që kryeminsitri Dimitar Kovaçevski ta mbajë premtimin të cilin e dha në intervistë për MIA-n se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do ta miratojë propozimin për rritje të rrogave të të punësuarve në Agjencinë shtetërore të lajmeve. Deri atëherë protesta ndërpritet.

Nëse nuk përmbushet premtimi i kryeministrit deri në mbledhjen e ardhshme, të punësuarit përmes sindikatës do ta fillojnë procedurën për grevë, ndërkaq kjo do të thotë bllokim i punës, përkatësisht MIA nuk do të prodhojë lajme. Greva do të mbahet para Qeverisë sipas dinamikës së paraparë.

Në takim me të punësuarit, menaxhmenti i MIA-s informoi se pika për rritjen e rrogave në mbledhje të Qeverisë të 1 gushtit 2023 është hequr nga rendi i ditës me arsyetimin se MIA duhet ta harmonizojë planin financiar me Ministrinë e Financave dhe të parashtrojë kërkesë të re me kërkesë për rritje të pikës. Kjo, sipas menaxhmentit, tashmë është bërë.

MIA kërkon miratim për rritje të rrogave për të cilat ka mjete të veta nga buxheti i paraparë dhe nga fitimi i realizuar. për shkak të faktit se gazetarët në MIA nuk i përfshiu asnjë rritje në vitet e kaluara, nuk do ta pranojmë përqindjen e rritjes tashmë të ofruar të rrogave si në sektorin publik, theksojnë nga dy sindikatet. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR