• e hënë, 23 dhjetor 2024

Protestë e specializantëve privat para Ministrisë së Shëndetësisë

Protestë e specializantëve privat para Ministrisë së Shëndetësisë

Shkup, 22 prill 2024 (MIA) - Specializantët privat sot nën moton "5 deri në 12 për shëndetësinë e Maqedonisë", do të mbajnë protestë të qetë para Ministrisë së Shëndetësisë.

"Kemi vendosur të protestojmë nën moton "5 deri në 12 për shëndetësinë e Maqedonisë" për të ngritur sërish zërin për kërkesat tona për jetë dinjitoze dhe për të drejtat elementare të njeriut. Kjo protestë nuk synon vetëm të shprehë pakënaqësinë tonë personale, por ne protestojmë edhe për të shprehur dëshirën tonë për të përmirësuar kushtet për ne si mjekë dhe për pacientët tanë", thuhet në kumtesën e dërguar mediave.

Javën e kaluar ata dolën në grevë duke kërkuar paga më të larta, sigurim shëndetësor falas dhe rregullim të statusit të punës. Në seancën e së martës, Qeveria vendosi që statusi i specialistëve privatë të vendoset pas zgjedhjeve me projekt-zgjidhje ligjore që do të parashikojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre të përgjithshme. sa/

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR